Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareMbappe vazhdon shkëlqimin, Franca fiton ndaj Irakut ndeshjen që zgjati katër orë...

Mbappe vazhdon shkëlqimin, Franca fiton ndaj Irakut ndeshjen që zgjati katër orë – Kampionet

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitoren e dytë në Grupin I të Kupës së Botës, duke mposhtur Irakun me rezultat 3-0 në një ndeshje që do të mbahet mend jo vetëm për dominimin e francezëve, por edhe për ndërprerjen më shumë se dyorëshe të shkaktuar nga një stuhi e fortë në Filadelfia.

“Gjelat” morën kontrollin e ndeshjes që nga fillimi dhe kaluan në epërsi në minutën e 14-të. Kylian Mbappe mori topin rreth 18 metra larg portës dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin Jalal Hassan për rezultatin 1-0.

Pas përfundimit të pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Sipas protokollit të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, çdo goditje rrufeje brenda një rrezeje prej 13 kilometrash nga stadiumi sjell ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit. Lojtarët u drejtuan për në dhomat e zhveshjes, ndërsa tifozët u udhëzuan të strehoheshin në zona të sigurta.

telegrafi.com

Çdo goditje e re rrufeje rifillonte numërimin 30-minutësh, duke bërë që ndërprerja të zgjaste më shumë se dy orë. Vetëm pas përmirësimit të kushteve atmosferike, skuadrat u rikthyen në fushë për nxehjen dhe ndeshja rifilloi.

Në total ndeshja zgjati katër orë, kur filloi në ora 23:00 me orën tonë lokale dhe përfundoi në ora 03:00 pas mesnate.

Pushimi i gjatë nuk ndikoi te francezët, të cilët dyfishuan epërsinë në minutën e 54-të. Pas një gabimi të rëndë në mbrojtjen irakiane, Ousmane Dembélé përfitoi nga situata dhe i shërbeu Mbappes, i cili realizoi golin e dytë personal për 2-0.

Franca ishte pranë golit të tretë edhe pak minuta më vonë, por Michael Olise goditi traversën, ndërsa Adrien Rabiot nuk arriti të shënonte me kokë nga afërsia.

Rezultati përfundimtar 3-0 u vulos në minutën e 66-të, kur Olise asistoi për Ousmane Dembélé, i cili shënoi pa vështirësi për të konfirmuar triumfin e francezëve.

Me këtë fitore, Franca vazhdon me hap të sigurt rrugëtimin në Kupën e Botës, ndërsa Iraku mbetet me pak shpresa për kualifikim në fazën e eliminimit direkt. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments