Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareDe Laurentiis ‘shpërthen’ për lëndimin e Rrahmanit te Kosova: E dërguam në...

De Laurentiis ‘shpërthen’ për lëndimin e Rrahmanit te Kosova: E dërguam në kombëtare, na u kthye i rrënuar – Kampionet

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka shpërthyer në kritika, duke kërkuar para nga UEFA dhe FIFA për lëndimet që po marrin lojtarët si së fundmi Amir Rrahmani kur përfaqësoi Kosovën.

De Laurentiis përmendi lëndimet e Rrahmanit dhe Franck Anguisa me kombëtaren e Kamerunit, ku sipas tij i kanë nxjerrë probleme edhe skuadrës italiane.

Ai tha se Rrahmani iu kthye Napolit si i “rrënuar”, ndërsa FIFA dhe UEFA duhet t’i dëmshpërblejnë klubet.

“E huazuam Rrahmanin dhe është kthyer i rrënuar. Anguisa është kthyer i rrënuar gjithashtu. Nuk mund të vazhdohet kështu. Kur ka kampionate, duhet të shkoj deri në fund pa ndërprerje. Duhet të ketë më pak skuadra, të zhvillohen më pak ndeshje”.

Amir Rrahmani

“Lojtarët marrin rrogë nga klubet dhe klubet duhet të kenë mundësi të vendosin nëse do t’i dërgojnë lojtarët në Kombëtare ose jo. Nëse një lojtar lëndohet me Kombëtaren, duhet të rihapet një merkato dhe të dëmshpërblehemi. Por duket se FIFA dhe UEFA nuk i intereson fare për kampionatet kombëtare”, deklaroi ai për mediat italiane.

Rrahmani përndryshe u rikthye te Kosova pasi mungoi në muajin tetor, kurse pritet të jetë titullar qysh në përballjen ndaj Sllovenisë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments