Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareTrajneri i Irlandës zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo pas kartonit të...

Trajneri i Irlandës zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo pas kartonit të kuq – Kampionet

Trajneri i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka zbuluar se çfarë i tha Cristiano Ronaldo menjëherë pasi u përjashtua me të kuq në humbjen 2-0 të Portugalisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 60-të pasi goditi me bërryl qendërmbrojtësin Dara O’Shea.

Pas një përleshjeje të shkurtër midis dyshes, pamjet e filmuara treguan Ronaldon duke e goditur me bërryl O’Shean, me mbrojtësin e Ipsëichit që ra në tokë.

Portugalia ishte tashmë 2-0 duke humbur në atë kohë, dhe përjashtimi i Ronaldos i dha fund çdo shansi për t’u rikthyer në lojë.

Ndërsa po largohej nga fusha, sulmuesi i Al Nassr bëri një gjest sarkastik me gishtin e madh lart drejt një tifozi irlandez i cili po e tallte.

Pastaj ai u përball me zemërim me trajnerin e Irlandës, Hallgrimsson, dhe anëtarët e stafit të tij.

Ronaldo ka të ngjarë të marrë një pezullim prej dy ndeshjesh për kartonin e tij të kuq – e dyta prej të cilave do të ishte në Kupën e Botës 2026 nëse Portugalia kualifikohet.

Ata janë dy pikë përpara Hungarisë së vendit të dytë në Grupin F dhe tre pikë përpara Irlandës. Hungaria pret Irlandën në ndeshjen e fundit, ndërsa Portugalia – e cila ka të garantuar të paktën një vend në fazën eliminatore – pret Armeninë.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, ish-trajneri i Islandës, Hallgrimsson, zbuloi se çfarë i tha Ronaldo gjatë përballjes së tyre.

“Po, ai më komplimentoi që i bëra presion gjyqtarit. Por dëgjoni, kjo nuk kishte të bënte fare me mua”, ka thënë fillimisht trajneri i Irlandës.

“Ishte veprimi i tij në fushë që i kushtoi kartonin e kuq. Nuk kishte të bënte fare me mua. Përveç nëse ia futa në kokë”.

“Mendoj se folëm mjaftueshëm kur ai u largua. Nuk ka asgjë për të folur. Ky ishte thjesht një moment budallallëku nga ana e tij, do të thoja”, përfundoi Hallgrimsson. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments