
Real Madridi po kalon një sezon të mirë, por kjo nuk i ka ndalur zërat e pakënaqësisë që vijnë nga brenda Valdebebas.
Xabi Alonso është përfshirë në pjesën më të madhe të këtyre spekulimeve, megjithatë duket se edhe marrëdhëniet mes disa lojtarëve nuk janë në nivelin më të mirë.
Rodrygo ka qenë një nga emrat më të përfolur, sidomos sa i përket së ardhmes së tij te Real Madridi.
24-vjeçari mund të ishte larguar verën e kaluar, por edhe pse qëndroi, ai ka hasur vështirësi për të fituar rol të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”, gjë që ka nxitur sërish zërat për një largim të mundshëm.
Ndërkohë, situata është përkeqësuar nga një moment tensioni mes tij dhe bashkëlojtarit te Reali dhe kombëtarja e Brazilit, Eder Militao.
Në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Brazilit në Instagram, të dy shihen duke u përshëndetur me ftohtësi dhe pa e parë njëri-tjetrin në sy gjatë mbërritjes në kampin stërvitor të kombëtares.
Asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar ngjarjen, por pamjet nuk kanë kaluar pa u vënë re nga tifozët e Realit, të cilët shpresojnë që situata të qetësohet dhe harmonia në skuadër të rikthehet pas zhgënjimeve radhazi ndaj Liverpoolit dhe Rayo Vallecanos.
Nëse ka ndonjë përplasje mes dyshes, klubi do të shpresojë që ajo të zgjidhet përpara rikthimit të tyre në kryeqytetin spanjoll javën e ardhshme./Kampionet/


