Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareCeferin për Ligën e Kampionëve: Formati i ri është vërtet i suksesshëm...

Ceferin për Ligën e Kampionëve: Formati i ri është vërtet i suksesshëm – Kampionet

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin deklaroi se formati i ri i Ligës së Kampionëve ka qenë një sukses i vërtetë dhe shumë operator transmetimi kanë shfaqur interesim.

Në fazën e grupeve të turneut, të 36 klubet grupohen së bashku në një tabelë të vetme dhe luajnë nga tetë ndeshje secila.

Ky format ka bërë që Liga e Kampionëve të bëhet më interesante pasi nuk ka ndeshje vajtje-ardhje në fazën e ligës.

“Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka qenë një sukses i vërtetë dhe për këtë duhet ta falënderojmë krijuesin e tij, Giorgio Marchetti (Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s”, ka thënë fillimisht Ceferin.

“Ekosistemi mediatik po ndryshon, me shumë operatorë transmetimi që po dalin në pah. Nuk mund të parashikojmë saktësisht se si do të zhvillohet kjo, por kjo është bukuria e ekosistemit sportiv”.

“Një hendek midis ligave? Nuk mendoj se do të ketë hendek, përkundrazi. Por jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë mjet që “ndan” ligat e vogla. Serie A është më e madhe se liga sllovene, dhe Liga Premier është edhe më e madhe. Kjo është paradigma me të cilën po punojmë”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments