Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga Ndërkombëtare“Është vdekjeprurës në situatat një kundër një”, Cambiaso lartëson Zhegrovën - Kampionet

“Është vdekjeprurës në situatat një kundër një”, Cambiaso lartëson Zhegrovën – Kampionet

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Cambiaso ka lavdëruar yllin e Kosovë, Edon Zhegrova në prononcimin e tij të fundit në mediat italiane.

Zhegrova bëri një transferim të madh nga Lille te Juventusi në verën e këtij viti për një shifër që mund të shkoj në 18 milionë euro me bonuse.

Minutat e tij nuk kanë qenë aq të shumtë shkaku i një lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushave për rreth 10 muaj.

Megjithatë, me ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti duket diçka pozitive për Zhegrovën, pasi u inkuadrua në Ligën e Kampionëve ndaj Sporting Lisbonës, ku pati disa depërtime .

Cambiasos iu kërkuar edhe një mendim për të sapoardhurit këtë vere te Juventusi dhe nuk ngurroi ta zgjedh Zhegrovën.

“Cilësia dhe profesionalizmi: kjo vlen për të gjithë. Nëse duhet të zgjedh një, atëherë do të thosha Edon Zhegrova”, ka thënë fillimisht Cambiaso për Gazzetta dello Sport.

“Ai më bëri përshtypje kur u përballëm me të në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar kundër Lille, pastaj ai konfirmoi atë që mendoja për të”.

“Spalletti ka të drejtë, ajo “zeppetta” (shpërthimi) në situata një me një është vdekjeprurës”, përfundoi mbrojtësi i Juventusit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments