
Sulmuesi Arijon Ibrahimovic që pritej të ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për muajin nëntor, ka marrë ftesë nga Gjermania U21.
Anësori i Heidenheim po shkëlqen në Bundesliga pavarësisht rezultateve të dobëta të klubit gjerman, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm këtë edicion aktualisht.
Edhe pse u raportua vazhdimisht se Ibrahimovic më në fund i ka thënë “Po” Kosovës, duket se një situatë e tillë nuk është e vërtetë.
Gjermania U21 ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit, ku është përzgjedhur edhe vetë lojtari nga Prizreni.
Përndryshe, Gjermania U21 këtë herë nuk e ka ftuar fare anësorin e Brightonit Brajan Gruda.
Kujtojmë, Kosova do ta bëjë pas pak ore listën e të ftuarve të Franco Fodas për dy ndeshjet e nëntorit./Kampionet/


