Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareLuciano Spalletti vjen me kërkesën e parë për drejtuesit e Juventusit -...

Luciano Spalletti vjen me kërkesën e parë për drejtuesit e Juventusit – Kampionet

Ardhja e Luciano Spallettit në krye të Juventusit ka shënuar një pikë kthese edhe për Weston McKennien. Mesfushori amerikan, i cili vetëm një vit më parë dukej i panevojshëm për skuadrën, tani është shndërruar në një element kyç të projektit të bardhezinjve në Serie A.

Kur McKennie u la jashtë planeve nga ish-trajneri Thiago Motta gjatë verës së vitit 2024, pak vetë do ta kishin menduar se ai do të rikthehej si titullar i rregullt te Juventus. Fillimisht ai u përjashtua nga skuadra, por më pas u riintegrua dhe u pranua sërish si pjesë e grupit.

Kontrata e tij skadon në vitin 2026, gjë që kishte ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij. Megjithatë, me ardhjen e Luciano Spallettit pas shkarkimit të Igor Tudorit, gjithçka ndryshoi.

Sipas Corriere dello Sport, trajneri i ri u impresionua nga shkathtësia dhe përkushtimi i amerikanit, duke kërkuar personalisht nga drejtuesit Modesto, Comolli dhe Chiellini që të nisin procedurat për rinovimin e kontratës së tij.

Weston McKennie

Ky vlerësim është njëkohësisht simbolik dhe strategjik. McKennie ka kaluar nga një lojtar i lënë në hije në një figurë që gëzon besimin e plotë të trajnerit në mesfushën bardhezi.

Weston McKennie zotëron cilësi që përputhen në mënyrë perfekte me filozofinë e lojës që Luciano Spalletti synon të zbatojë.

Aftësia e tij për t’u përshtatur në disa pozicione,, si mesfushor qendror, anësor apo edhe mbrojtës krahu, i jep vlerë të shtuar një skuadre që kërkon ekuilibër dhe dinamizëm.

Juventusi synon të rikthehet në garën për titullin në Serie A dhe McKennie po del si një nga pikat më të forta në këtë mision.

Gjithashtu, klubi ka vlerësuar profesionalizmin dhe vendosmërinë e tij, pasi gjatë verës së kaluar ai refuzoi çdo ofertë për t’u larguar dhe vendosi të qëndronte për të luftuar për vendin e tij në ekip./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments