Thursday, November 27, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareCristiano Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jotas...

Cristiano Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jotas – Kampionet

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka folur me emocion për arsyet pse nuk mori pjesë në varrimin e bashkëkombësit të tij dhe sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, Ronaldo u shpreh se vendimi i tij ishte i menduar dhe personal.

“Pse nuk shkova në varrimin e Jotës? Ndihem mirë me vendimin tim. Dy janë arsyet. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në një varrezë. Së dyti, kush më njeh, e di që kudo që shkoj, gjithçka kthehet në një ‘cirk’. Vëmendja do të përqendrohej tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”.

Ronaldo tregoi gjithashtu momentin kur mësoi për lajmin e trishtë.

“Isha në palestër me Georginën kur e dëgjova lajmin. Qava shumë, Georgina mund ta dëshmojë këtë. Nuk e besoja kur mora mesazhet. Ishte një moment shumë i vështirë për vendin, për familjen e tij dhe për të gjithë”.

Ylli i Al Nassr foli me respekt për personalitetin e Jotës.

“Nuk ishte tipi që fliste shumë. Diogo Jota ishte një njeri i madh, një person i qetë. Më pëlqente shumë të bisedoja me të”.

Në fund, Ronaldo dha një mesazh të ndjerë për jetën dhe momentet e saj të paparashikueshme.

“Gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Rasti i Jotës na kujton se duhet ta jetojmë çdo moment me gëzim, sepse askush nuk e di çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi Ronaldo. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments