Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësPrishtina 01 mëson kundërshtarin për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve...

Prishtina 01 mëson kundërshtarin për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve – Kampionet

Kampioni i Kosovës, Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarin e saj të ardhshëm në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve në futsall.

Sot (e mërkurë) është hedhur shorti në Nyon për raundin e 16-të ose ndryshe për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

FC Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club nga Latvia, një duel që premton spektakël dhe emocion të madh!

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 nëntor, ndërsa përballja e kthimit më 5 dhjetor në Riga.

Në rast kalimi në fazën tjetër, prishtinasit do të takohen me fituesin e takimit mes FC Hit Kyiv-Palma Futsal.

Pas një faze historike në Main Round, ekipi kosovar vazhdon rrugëtimin evropian mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit.

Kjo përballje jep besim të madh për të arritur një tjetër rekord, kalimin në top 8 ekipet më të mira evropiane, pasi janë shmangur klube më të mëdha si Benfica, Sporting Lisbona apo Palma Futsal. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments