
Pozicioni i Gianni Infantinos në FIFA është tronditur seriozisht pas polemikave të fundit rreth shitjes së mundshme të Kupës së Botës te investitorët privatë, dhe tashmë dihet se kush mund ta zëvendësojë atë si njeriu më i fuqishëm në futbollin botëror.
Edhe pse në fillim të vitit dukej se Infantino do të ishte kandidati i vetëm për president të FIFA-s në kongresin e fillimit të vitit të ardhshëm, tani pas zhvillimeve të fundit, Victor Montagliani i është bashkuar lojës.
Biznesmeni kanadez është aktualisht president i Konfederatës së Federatave të Futbollit të Amerikës së Veriut dhe Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), dhe ka ambicien për të drejtuar FIFA-n dhe po shqyrton paraqitjen e një kandidature zyrtare, të cilën duhet ta paraqesë deri më 18 nëntor, ndërsa zgjedhjet në Rabat të Marokut janë planifikuar për më 18 mars 2027.
Sipas mediumit talkSport, Infantino aktualisht kundërshtohet nga 96 federata anëtare të FIFA-s, 41 nga CONCACAF dhe 55 nga UEFA, të cilat mund të bllokojnë rizgjedhjen e tij nëse del një kundërshtar i fortë.
UEFA është gati të mbështesë një kundërshtar nëse Infantino nuk jep dorëheqjen dhe nuk tërheq kandidaturën e tij, dhe aktualisht është favoriti i federatës evropiane për konkurrentin e Infantinos, Nasser Al-Khelaifi.
Megjithatë, presidenti i Paris Saint-Germain nuk ka ambicie për të kandiduar për momentin, ashtu si edhe presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.
Kjo do të thotë që Montagliani duhet të ketë shansin më të mirë për të pasuar Infantinon nëse votimi zhvillohet vërtet dhe nëse presidenti aktual i FIFA-s nuk bën një mrekulli dhe nuk e “hekuros” imazhin e tij. /Kampionet/



