
Mesfushori i Al-Ittihad, Fabinho, është ftuar nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, për ndeshjet miqësore të nëntorit, duke i dhënë fund pritjes së tij tre-vjeçare me përfaqësuesen.
Ish-lojtari i Liverpoolit nuk ishte pjesë e planeve të Brazilit që nga transferimi i tij në Superligën e Arabisë Saudite në 2023, por performanca e shkëlqyer në sezonin 2024/25, ku udhëhoqi Ittihad drejt titullit të ligës dhe Kupës së Mbretit, i siguroi atij një vend në skuadër.

Me 29 paraqitje ndërkombëtare deri më tani, 32-vjeçari do të kërkojë të tregojë veten në miqësoret ndaj Senegalit dhe Tunizisë, duke forcuar shanset e tij për të siguruar një vend në listën e Kombëtares për Botërorin e ardhshëm.
Përveç tij, Vitor Roque ka marrë ftesën e tij të dytë në kombëtare, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Palmeiras këtë sezon.

Sulmuesi 20-vjeçar do të bashkohet me yjet si Vinicius Junior, Rodrygo, Joao Pedro dhe Estevao. /Kampionet/


