Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareTrajneri i Sllovenisë publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë -...

Trajneri i Sllovenisë publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë – Kampionet

Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka publikuar sot (e martë) listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Sllovenia ndeshjen e parë të muajit nëntor e luan më 15 nëntor në shtëpi ndaj Kombëtares së Kosovës në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor udhëton në Solna për takimin ndaj Suedisë.

Ekipit të Kek i nevojitet fitorja ndaj Dardanëve për të shpresuar në vendin e dytë që i dërgon në play-off dhe trajneri i tyre ka ftuar të gjithë lojtarët më të mirë dhe më në formë.

Në listën e Kek nuk kanë si të mungojnë emrat e yjeve të ekipit si sulmuesi Benjamin Sesko, portieri Jan Oblak dhe mbrojtësi Jaka Bijol.

Ndryshe, dy ndeshje para fundit të kualifikimeve, Zvicra udhëheq grupin me 10 pikë, Kosova renditet e dyta me shtatë pikë, Sllovenia e treta me tri pikë dhe Suedia e fundit me vetëm një pikë.

Më poshtë keni listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments