Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareKimpembe: Më e veçantë një Ligë e Kampionëve me PSG se sa...

Kimpembe: Më e veçantë një Ligë e Kampionëve me PSG se sa pesë me Realin – Kampionet

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares franceze, Presnel Kimpembe, ka bërë së fundmi deklarata interesante lidhur me fitimin e Ligës së Kampionëve, trofe të cilin e konsideron si kurorëzimin e karrierës së tij.

Kimpembe, i cili këtë verë u largua nga kampionët aktualë të Evropës për t’u bashkuar me Qatar SC, foli për presionin unik që ekziston te PSG krahasuar me klubet e tjera të mëdha evropiane.

“Do të preferoja të fitoja një Ligë të Kampionëve në Paris sesa pesë me Real Madridin ose me ndonjë klub tjetër, sigurisht me gjithë respektin e duhur. Në Paris është shumë e veçantë. Të gjithë e kanë pritur këtë për shumë vite. Ne luftuam për sukses dhe ishte diçka jashtëzakonisht e komplikuar. E pamë kundër Manchester United, Manchester City apo Bayern Munich në finale,” tha mbrojtësi francez.

Kujtojmë se këtë verë, pas shumë viteve investimesh të mëdha dhe përforcimeve të shumta, Paris Saint-Germain më në fund arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin në finale me rezultatin e thellë 5:0.

Skuadra pariziene po vazhdon të luajë në nivel të lartë edhe këtë sezon, dhe konsiderohet përsëri si një nga favoritët kryesorë për të mbrojtur trofeun më prestigjioz evropian. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments