
Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-2 në udhëtim te Verona, duke iu falur një autogoli në minutat e fundit.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar portën e vendasve dhe në minutën e 16-të gjetën golin.
Hakan Calhanoglu me një asistim perfekt për Pieotr Zielinskin i cili shënoi një gol spektakolar për t’i kaluar zikaltërtit në epërsi 0-1.
Në minutën e 40-të vendasit gjetën golin e barazimit, kur Giovane realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e parë u mbyll baras 1-1.

Në pjesën e dytë Interi vazhdoi trysninë drejt portës së vendasve, teksa u desh minuta e fundit e ndeshjes për t’u shënuar goli i tretë në këtë ndeshje.
Nicolo Barella harkoi bukur në zonë, derisa mbrojtësi vendas Frese devijoi topin duke e dërguar në portën e tij dhe duke i dhënë Interit fitoren 1-2.
Me këto tre pikë, Interi mbetet në pozitën e tretë me 21 pikë, sa ka edhe Roma e dyta dhe një pikë mbrapa liderit Napoli.
Ndeshjen e ardhshme Interi e zhvillon para adhuruesve të tyre ndaj Lazios, derisa Verona do të kërkojë fitoren e parë ndaj Lecces në udhëtim. /Kampionet/


