Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareIkona e Liverpoolit: Kur Salah nuk shënon, duket sikur po luajnë me...

Ikona e Liverpoolit: Kur Salah nuk shënon, duket sikur po luajnë me 10 lojtarë – Kampionet

Mohamed Salah ka qenë në rënie për tre sezone, sipas një legjende të Liverpoolit. Emile Heskey u bashkua me ‘Të Kuqtë’ nga Leicester në vitin 2000 dhe qëndroi katër vjet te klubi, deri kur u largua për te Birmingham në 2004.

Heskey beson se një ulje e formës është e pashmangshme, por shtoi se nëse Salah nuk shënon, atëherë mund të duket sikur po luan me 10 lojtarë.

Salah shënoi për herë të parë pas më shumë se një muaji gjatë fundjavës së kaluar, duke realizuar një gol të vonë ngushëllues në humbjen 3-2 të Liverpoolit ndaj Brentfordit.

Goli ishte i treti i sezonit për 33-vjeçarin, pasi tashmë kishte shënuar gjashtë herë pas nëntë ndeshjeve në sezonin 2024/2025.

Për më tepër, 33-vjeçari ka shënuar po aq gola për Egjiptin sa ka shënuar për Liverpoolin në Ligën Premier këtë sezon.

“Po, ai është jashtë forme, por ka një rënie që është e pashmangshme ndërsa plakesh. Çdo lojtar që është në të 30-at e tij fillon të shfaqë pak rënie. Nuk do të jetë e madhe, sepse ai është shumë profesionist dhe kujdeset shumë për veten. Për mua, kjo nuk është diçka e re. Nuk është e papritur, ka ndodhur për dy ose tre sezone”.

Mohamed Salah

“Ka pasur ndeshje ku ai nuk ka performuar mirë për pjesën më të madhe, por ka shënuar një gol dhe ne e harrojmë pjesën tjetër të performance”.

“Tani, jemi në një periudhë ku për kohën e fundit, ai nuk ka shënuar gola dhe nuk ka kontribuar. Tani ia drejtojmë gishtin atij, dhe kjo nuk është një fenomen i ri”.

“Mo, megjithatë, është interesant. Ai është një nga ato lojtarë që nuk dëshiron ta largosh kurrë, sepse gjithmonë përbën një kërcënim pavarësisht formës”.

“Ai është një kërcënim për portën kundërshtare, por nëse nuk shënon, mund të duket anonim, sikur po luan me 10 lojtarë”, ka thënë Heskey./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments