Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësRaportimi i Telegrafit për Dominik Thaqin bën bujë në Kroaci, mediat kroate:...

Raportimi i Telegrafit për Dominik Thaqin bën bujë në Kroaci, mediat kroate: Kosova po na e rrëmben super talentin – Kampionet

Interesimi i Kosovës për sulmuesin e Rijekas Dominik Thaqi ka marrë një vëmendje të madhe në Kroaci, ku mediat lokale i kanë bërë thirrje Federatës Kroate të përkujdesën që të mos e humbasin edhe këtë talent njësoi si Veldin Hoxhën.

Agjenti Matej Skrego ekskluzivisht për Kampionetn konfirmoi se Kosova e ka kontaktuar lojtarin, por që marrëveshja e mundshme që mund ta sheh Thaqin në fanellën dardane mund të kryhet vetëm përmes tij.

“Po, Kosova e ka thirrur atë. Ai i ka transmetuar të gjitha tek unë që jam menaxheri i tij. Dominiku është i fokusuar vetëm në futboll dhe stërvitje. Unë do të bisedoj me Federatën në rast që më kontaktojnë”, kishte deklaruar ai të enjten.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave kroate, që duke cituar Kampionetn, i bënë thirrje Kroacisë ta shikojnë me kujdes këtë situatë, meqenëse edhe humbën Veldin Hoxhën para disa muajve, i cili gjithashtu zgjodhi Kosovën.

“Një tjetër çështje si Hoxha? Kosova po provon ta rrëmbejë të preferuarin e Sanchezit”, shkruan mediumi i njohur “Germanijak”.

“Kosova po e vjedh një talent nga Kroacia”, shton si pyetje mediumi “index.hr”.

“Kosova dëshiron ta marrë sulmuesin e talentuar nga Kroacia: Po e kanë kontaktuar”, shkruan “Tportal.hr”.

Secili nga mediumet e lartpërmendura përmend faktin se Thaqi ka lindur në Pula të Kroacisë, por prindërit i ka të Kosovës, prandaj edhe ka të drejtë të luajë në fanellën dardane.

Kujtojmë, Thaqi përndryshe ka të drejtë ta përfaqësojë edhe kombëtaren e Shqipërisë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments