Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona konfirmon datën kur skuadra e parë do të debutojë në “Camp...

Barcelona konfirmon datën kur skuadra e parë do të debutojë në “Camp Nou”-n e rinovuar – Kampionet

FC Barcelona njoftoi zyrtarisht se “ekipi i parë i meshkujve do të kthehet zyrtarisht në Spotify Camp Nou të premten e ardhshme, më 7 nëntor, për të zhvilluar një seancë stërvitore të hapur para tifozëve të Blaugranave”.

Klubi katalunas dhe tifozët e tyre më në fund do të bëhet bashkë në stadiumin ikonik Camp Nou.

“Ekipi është i emocionuar të mirëpresë përsëri tifozët e Barçës në shtëpinë e tyre të re dhe të ndajë këtë ribashkim të parë me ta në Spotify Camp Nou”, thuhet fillimisht në njoftim.

Barça theksoi se “kjo seancë do të shërbejë gjithashtu si një provë teknike dhe operacionale për të verifikuar funksionimin e saktë të sistemeve, pikave të qasjes dhe aspekteve të ndryshme të objektit, brenda kuadrit të rihapjes progresive të stadiumit”.

Kapaciteti i stadiumit dhe ora e hapjes për seancën e parë stërvitore të Barçës në Spotify Camp Nou

Seanca e parë stërvitore e Barcelonës në stadiumin e ri Spotify Camp Nou do të jetë më 7 nëntor në orën 11:00, me dyert e stadiumit që do të hapen në orën 9:30 të mëngjesit.

Shitja e biletave do të fillojë këtë të premte në orën 11:00. Për 48 orët e para, shitjet do të jenë ekskluzive për anëtarët e klubit, të cilët do të jenë në gjendje të blejnë një biletë të vetme dhe nuk do të lejohen të sjellin mysafirë. Pas kësaj periudhe, shitjet do të hapen për publikun e gjerë.

Çmimet e biletave do të jenë 5 euro për mbajtësit e biletave sezonale dhe 10 euro për publikun e gjerë. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për projektin Blaugrana Bracelets, të promovuar nga Barça Foundation.

Barça njofton se ” kapaciteti do të jetë 23,000 spektatorë, të vendosur në zonën e Tribunës dhe South Goal, që korrespondon me Fazën 1A, për të cilën Klubi tashmë ka licencën e parë të përdorimit”.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Blaugranët vizitoi për herë të fundit stadiumin e tyre.

Seanca stërvitore për lojtarët e Hansi Flick, të cilët ende nuk kanë shkelur në stadiumin e rimodeluar, jo vetëm që do të shërbejë për t’u lidhur me tifozët, por do të jetë gjithashtu një provë e rëndësishme e objektit për sa i përket aksesit, sistemeve, operacioneve dhe më shumë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments