Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareArsenal, Man City dhe Chelsea kualifikohen në çerekfinale të Carabao Cup –...

Arsenal, Man City dhe Chelsea kualifikohen në çerekfinale të Carabao Cup – eliminohet Liverpooli – Kampionet

Gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë) janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të fazës së 1/8-tës së finales në Carabao Cup, ku nuk munguan befasitë.

Teksa Arsenali, Man City dhe Chelsea kryen detyrën, Liverpooli në anën tjetër u thellua edhe më shumë në krizë, duke u eliminuar pas humbjes 3-0 në shtëpi nga Crystal Palace.

‘Topçinjtë’ morën një fitore me rezultat 2-0 në ‘Emirates’ ndaj Brightonit falë golave të realizuar nga Ethan Nwaneri (58’) dhe Bukayo Saka (76’).

Në anën tjetër Man City vuajti shumë ndaj Swansea Cityt, por ia doli ta mposhtë me përmbysje të rezultat 3-1 me golat e Jeremy Doku (39’). Omar Marmoush (78’) dhe Rayan Cherki (90′).

Chelsea në ndërkohë fitoi trilerin e shtatë golave ndaj Wolves me rezultat 4-3, ku për ‘Blutë’ golat i realizuan Andrey Santos (5’), Tyrique George (15’), Estevao (41’) dhe Jamie Gittens (90′).

Befasia më e madhe e mbrëmjes ishte disfata që pësoi Liverpooli në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 3-0, me këta të fundit që triumfuan falë dy golave nga Ismaila Sarr (41’ dhe 45’) dhe Yeremy Pino (90′).

Në duelin tjetër që po zhvillohet mes Newcastle dhe Tottenhamit, ‘Laraskat’ janë duke fituar me rezultat 2-0, ku po shkëlqen sërish blerja e re Nick Woltemade me një gol, teksa një tjetër realizoi Fabian Shcar./Kampionet/

Të gjitha ekipet e kualifikuara në çerekfinale të Carabao Cup:

Brentford

Fulham

Cardiff City

Arsenal

Liverpool

Man City

Chelsea

Newcastle United*

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments