Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareArdon Jashari rikthehet në stërvitje, do të grumbullohet për ndeshjen me Romën...

Ardon Jashari rikthehet në stërvitje, do të grumbullohet për ndeshjen me Romën – Kampionet

Pas barazimit ndaj Atalantës, Milani është rikthyer në stërvitje, me skuadrën kuqezi që zhvilloi një seancë rikuperimi në palestër, sipas raportimeve të Sky Sport.

Lajmi më i rëndësishëm për trajnerin Massimiliano Allegri është rikthimi në fushë i Ardon Jasharit, i cili kreu një seancë stërvitore të personalizuar nën kujdesin e stafit teknik.

Përveç mesfushorit shqiptar, edhe Pervis Estupinan është rikthyer në grup dhe pritet të jetë në dispozicion nga dita e nesërme.

Këto rikthime janë një lajm i shkëlqyer për Allegrin, që tashmë mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm për sfidën e radhës kundër Romës, e cila do të zhvillohet në “San Siro” në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.

Ndërkohë, trajneri i Milanit ende po pret rikuperimin e Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic, të cilët nuk janë ende gati për t’u rikthyer në fushë. Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi dhe synojnë të rikthehen te fitorja për të ruajtur ritmin në garën për kreun e tabelës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments