Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësPrishtina 01 nis sot garat në Ligën e Kampionëve në futsall, përballet...

Prishtina 01 nis sot garat në Ligën e Kampionëve në futsall, përballet me Sportingun – Kampionet

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 do të nis sot (e mërkurë) garat në Ligën e Kampionëve në një ndeshje ndaj gjigantit portugez, Sporting Lisbona.

Nga sot fillon Main Round i Ligës së Kampionëve, i cili do të luhet midis të mërkurës dhe të dielës dhe do të përcaktojë 16 ekipet që do të kalojnë në fazën e 1/8-tës, pasi gara ka një format të ri për sezonin e saj të 25-të.

FC Prishtina 01 është pjesë e Grupit 4, ku do të përballet me: Sporting Lisbonë, (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Novo Vrijeme Makarska (Kroaci).

Ndeshja e parë do të jetë pikërisht ndaj portugezëve të Sportingut, ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 17:00 në Gradski Sports Center në qytetin Makarska të Kroacisë.

Sipas formatit të ri, tre klubet e para në secilin prej katër grupeve kualifikohen për raundin e ardhshëm.

Ekipet që përfundojnë në dy vendet e para të secilit grup të Vazos A (ku gjendet edhe Prishtina 01) do të renditen në vendin e parë për fazën e 1/8-tës dhe do të takohen ose me një ekip të vendit të tretë ose me një fitues të grupit të Vazos B. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments