Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareKomiteti i Gjyqtarëve në Spanjë shpjegon pse Viniciusit iu mohua një penallti...

Komiteti i Gjyqtarëve në Spanjë shpjegon pse Viniciusit iu mohua një penallti në El Clasico – Kampionet

Në minutat e para të ‘El Clasico’-s të së dielës, Real Madrid u shpërblye me një penallti pasi Lamine Yamal e pengoi Vinícius Junior brenda zonës.

Megjithatë, pas rishikimit të aksionit me VAR, vendimi u anulua.

Tani, Komiteti i Gjyqtarëve në Spanjë ka dhënë një shpjegim pse penalltia nuk u konfirmua.

Ata kanë deklaruar se në fakt ishe Vinicius ai që kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar ndaj Yamal.

“CTA thekson se çdo mbrojtës ka të drejtë të pengojë një goditje, edhe nëse nuk prek topin”.

Vinicius Jr vs Lamine Yamal

“Sa i përket incidentit mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal, ishte sulmuesi ai që goditi lojtarin mbrojtës në përpjekje për të goditur topin”.

“Komiteti vlerëson se Vinicius, megjithëse zotëronte topin, bëri një faull ndaj Lamine Yamal”, u tha në komunikatën e tyre.

Real Madrid mori një tjetër penallti në pjesën e dytë, të cilën Kylian Mbappe e humbi, megjithatë, madrilenët arritën të fitojnë ndeshjen me rezultatin 2-1./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments