
Ferizaj ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha.
Klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndajnë rrugët pas një marrëveshjeje të përbashkët, duke i dhënë fund bashkëpunimit në këtë fazë.
Klubi nga Ferizajt e ka falënderuar për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë qëndrimit të tij në skuadër.
Ferizaj, përmes njoftimit zyrtar, i ka uruar Dragushës suksese në vazhdim të karrierës dhe ka theksuar se ai do ta ketë gjithmonë respektin e klubit. /Kampionet/


