BallinaLiga NdërkombëtareViktor Gyokeres vendos një rekord të madh në Ligën e Kombeve -...

Viktor Gyokeres vendos një rekord të madh në Ligën e Kombeve – Kampionet

Sulmuesi Viktor Gyokeres gjeti rrjetën në barazimin 1-1 të Suedisë me Bosnjën dhe Hercegovinën në Ligën e Kombeve, në takimin e zhvilluar të premten mbrëma.

Duke shënuar të premten në mbrëmje, sulmuesi i Arsenalit u bë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që shënon në gjashtë ndeshje radhazi.

Gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, ai shënoi nga një gol edhe kundër Rumanisë dhe Polonisë.

Megjithatë, fillimi i serisë së tij të golave daton që nga vjeshta e vitit 2024, përpara transferimit të tij te Arsenali.

Në atë kohë, Gyokeres shënoi kundër Estonisë dhe Sllovakisë përpara se të shënonte katër gola kundër Azerbajxhanit.

Gyokeres mund ta vazhdoj edhe më shumë rekordin e tij pasi Suedia luan të hënën në udhëtim te Rumania. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments