BallinaSuperliga e KosovësLiga e Kombeve, Kosova pret Austrinë në "Fadil Vokrri" - Kampionet

Liga e Kombeve, Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri” – Kampionet

Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fushate në Ligën e Kombeve, duke pritur Austrinë në Prishtinë.

Pas fitores ndaj Irlandës, humbjes në Vjenë dhe barazimit pa gola me Izraelin, “Dardanët” kanë katër pikë dhe kërkojnë një rezultat pozitiv për të mbetur në garën për kreun e grupit.

Austria vjen si lidere e Grupit B3 me shtatë pikë, por pas barazimit 2-2 ndaj Irlandës, ndërsa një humje në Prishtinë do ta happte grupin për pozitat në krye.

Për Kosovën, kjo është mundësia për të korrigjuar humbjen 3-1 në Vjenë dhe për të bërë një hap të madh drejt objektivit të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Kampionet iu mban të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.

04/10/2026 03:11-​ António Nobre, gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në Kosovë–Austri

António Nobre do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

UEFA ka caktuar një ekip tërësisht portugez për këtë përballje, me Nélson Pereira dhe Paulo Brás si asistentë, Miguel Nogueira si gjyqtar të katërt, ndërsa André Narciso dhe Fábio Oliveira Melo do të jenë përgjegjës për VAR-in.

04/10/2026 03:06-​ Luajnë së bashku te Hoffenheimi, ylli i Austrisë flet për Asllanin, Avdullahun dhe Hajdarin

Sulmuesi anësor i Austrisë, Patrick Wimmer, ka folur para përballjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke u ndalur në veçanti te dy bashkëlojtarët e tij te Hoffenheimi, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.

Wimmer, i cili i njeh nga afër të dy futbollistët kosovarë, u pyet për përshtypjet që ka krijuar për ta gjatë javëve të fundit në klubin gjerman.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 03:05-​  Muriqi me përgjigje të fortë për ankesat e Rangnick

Përzgjedhësi austriak Ralf Rangnick, kishte deklaruar se ka kohë që nuk është stërvitur në një fushë më të keqe sesa ajo e ‘Fadil Vokrrit’.

Për këtë pati një kundërpërgjigje kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi i cili tha se sipas tij ky është vetëm një arysetim nga ana e kundërshtarit para fillimit të ndeshjes.

“Siç tha trajneri, fusha është njëjtë për të dy palët, kështu që këtu kanë ardhur edhe kombëtare tjera si Suedia, Zvicra, Irlanda para një jave dhe asnjëra nuk është ankuar prej fushës”.

“Kjo nuk do të thotë që fushën e kemi mirë, por po më duket më shumë si arsye e përgatitur për pas ndeshjes dhe po shpresoj që është ashtu”, ka thënë Muriqi.

04/10/2026 02:56-​  Kosova pasditen e së shtunës kreu përgatitjet e fundit – Vedat Muriqi stërviti me ekipin

04/10/2026 02:55-​ “Është e njëjtë për të dyja ekipet”, Foda i përgjigjet Rangnickut për fushën

Franco Foda ka reaguar ndaj kritikave të Ralf Rangnickut për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke thënë se kushtet janë të njëjta për të dyja skuadrat.

Përzgjedhësi i Kosovës është pyetur në konferencën për shtyp për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi homologu i tij nga Austria, Ralf Rangnick, ishte ankuar më herët për kushtet e terrenit.

Foda e ka pranuar se fusha nuk është në gjendjen më të mirë, por ka theksuar se kjo nuk përbën avantazh apo disavantazh për asnjërën prej skuadrave.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 02:53-​ Franco Foda: Jemi të përgatitur për Austrinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Austrisë, duke vlerësuar përmirësimet e skuadrës dhe duke paralajmëruar një përballje intensive.

Foda ka folur për problemet që Kosova kishte në përballjen e kaluar me Austrinë, ndërsa ka theksuar se skuadra ka treguar përmirësim në aspektin defensiv në ndeshjen ndaj Izraelit.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 02:51- Vedat Muriqi i gatshëm ndaj Austrisë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme (e diel) ndaj Austrisë, duke sqaruar edhe shqetësimin fizik që pati pas ndeshjes së kaluar.

Muriqi shpjegoi se shqetësimi lidhet me një lëndim që kishte pësuar rreth një muaj më parë te klubi i tij dhe me ngarkesat që mund të shfaqen gjatë rikuperimit dhe përshtatjes së muskulit.

“Pata një shqetësim pas ndeshjes me Austrinë, pasi para një 1 muaji u pata lënduar me klub edhe derisa adaptohet muskuli ka me pas ngarkesa pas ndërrimit të fushës. Sot do bëj stërvitje dhe nesër do të jem gati”, ka thënë Muriqi në konferencë.

Kështu, Muriqi pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit të Kosovës për përballjen e nesërme ndaj Austrisë, me sulmuesin që ka konfirmuar gatishmërinë e tij për këtë takim.

04/10/2026 02:49-​ Wimmer: Nesër duam të fitojmë, jemi përgatitur maksimalisht për Kosovën

Patrick Wimmer ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve, duke vlerësuar përgatitjet e Austrisë dhe duke veçuar disa prej futbollistëve kosovarë që i njeh nga afër.

Në konferencën për shtyp para përballjes me Kosovën, ka folur edhe Patrick Wimmer, një prej futbollistëve të rëndësishëm të Austrisë.

Wimmer ka thënë se atmosfera në kampin austriak është e mirë, ndërsa ka pranuar se rezultati i fundit ndaj Irlandës nuk ishte ai që skuadra kishte synuar.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 02:44-​ Rangnick kërkon fitoren në Prishtinë: Austria synon tri pikët ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se skuadra e tij udhëton në Prishtinë me synimin për të marrë tri pikët ndaj Kosovës në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, përzgjedhësi i Austrisë ka folur për pritshmëritë e skuadrës së tij dhe mënyrën se si e sheh përballjen në Prishtinë të dielën nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Rangnick ka theksuar se Austria duhet të jetë e durueshme gjatë ndeshjes dhe se ekipi i tij nuk dëshiron të largohet pa pikë nga Prishtina.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 02:42-​ Ragnick ankohet në fushën e “Fadil Vokrrit” para ndeshjes ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, u ankua për gjendjen e fushës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë një ditë para ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve ndaj Kosovës.

Kosova e pret Austrinë të dielën nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri” dhe sot (e shtunë), trajneri Ragnick ka folur në konferencë për këtë ndeshje.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 02:38-​ Cili është ndikimi i diasporës në grumbullimin e fundit të Kombëtares së Kosovës?

Diaspora vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në formimin e Kombëtares së Kosovës, gjë që vërehet edhe në listën e fundit të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Nga 27 futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e këtij cikli, 12 prej tyre janë të lindur jashtë Kosovës. Bëhet fjalë për lojtarë të lindur kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri, të cilët sot përfaqësojnë “Dardanët”.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 02:28-​ “Një copë betoni në Prishtinë” – gazeta austriake vjen me një rrëfim interesant para përballjes ndaj Kosovës

Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një shkrim të veçantë stadiumit “Fadil Vokrri” dhe historisë së futbollit kosovar, në prag të përballjes Kosovë–Austri të dielën, më 4 tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes katër ndeshjeve historike, mediumi austriak tregon se si ky stadium është bërë pjesë e rëndësishme e historisë sportive dhe shoqërore të Kosovës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë nuk është një “xhevahir” në kuptimin tradicional. Është një strukturë ovale me pistë vrapimi dhe kapacitet prej pak më pak se 14 mijë vendesh. Megjithatë, sipas “Der Standard”, ai mishëron një pjesë të rëndësishme të historisë së futbollit kosovar, përcjell Kampionet.

Lexo lajmin e plotë>>>

04/10/2026 02:27-​ Rezultatet e Kosovës në këtë kampanjë

Rezultatet e Kosovës në Ligën e Kombeve 2026/27, Grupi B3, deri para ndeshjes së sotme:

  • 🇽🇰 Kosovë 1–0 Irlandë – 24 shtator
  • 🇦🇹 Austri 3–1 Kosovë – 27 shtator
  • 🇮🇱 Izrael 0–0 Kosovë – 1 tetor

Bilanci: 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje – 4 pikë, me 2 gola të shënuar dhe 3 të pranuar.

04/10/2026 02:24-​ Situata e grupit të Kosovës

Standings provided by Sofascore

Austria kryeson grupin me 7 pikë, pas dy fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje.
Kosova renditet e dyta me 4 pikë, ndërsa edhe Irlanda ka 4 pikë dhe Izraeli 1 pikë.
Fitorja sonte do ta afronte Kosovën ndjeshëm me Austrinë në garën për kreun e grupit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments