Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareVinicius nuk ka gjasa të rinovojë kontratën nëse marrëdhënia e tij e...

Vinicius nuk ka gjasa të rinovojë kontratën nëse marrëdhënia e tij e tensionuar me Alonson vazhdon – Kampionet

Sipas raportimeve, marrëdhëniet mes yllit brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior, dhe trajnerit Xabi Alonso kanë pësuar një krisje të thellë.

Gjithçka nisi gjatë ndeshjes El Clasico, kur Vinicius shfaqi hapur pakënaqësinë e tij në momentin që u zëvendësua nga Alonso, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve.

Sulmuesi 25-vjeçar i ka komunikuar agjentit të tij, në javën e fundit të afatit kalimtar së verës, se do të ishte i gatshëm të largohej nga Madridi nëse Alonso nuk e sheh si pjesë qendrore të projektit të skuadrës.

Ky qëndrim i brazilianit, sipas burimeve, nuk ka ndryshuar as tani.

Nëse marrëdhënia me trajnerin spanjoll vazhdon të përkeqësohet, Vinicius është i hapur për një largim nga ‘Los Blancos’.

Ylli i Realit, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2027, ka regjistruar pesë gola dhe katër asistime në këtë sezon, por tensionet e brendshme mund të vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në ‘Santiago Bernabeu’. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments