Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareDani Carvajal del me një lajm të keq nga El Clasico -...

Dani Carvajal del me një lajm të keq nga El Clasico – dëmtim i ri dhe mungesë e gjatë – Kampionet

Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut, Dani Carvajal, do të mungojë për dy deri në tre muaj për shkak të një dëmtimi të ri në gjurin e djathtë.

Pas testeve të kryera nga klubi, është diagnostikuar praninë e një nyje të lirshme, dhe Carvajal do t’i nënshtrohet një artroskopie për të trajtuar këtë problem.

Carvajal kishte qenë në qendër të vëmendjes gjatë El Clasicos për polemikën me Lamine Yamal dhe ndikimin e mundshëm te ekipi kombëtar.

Ai hyri në fushë në minutën e 72-të në vend të Fede Valverdes dhe gjatë ndeshjes nuk raportoi probleme. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të takimit, ndjeu shqetësim dhe e komunikoi këtë te mjekët e klubit, të cilët vendosën të kryenin analiza, të cilat zbuluan dëmtimin.

Kjo është një goditje e rëndë për Carvajalin, duke pasur parasysh se dëmtimi ndodhet në të njëjtin gju që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale më 9 tetor 2024 kundër Villarrealit.

Atëherë, mbrojtësi qëndroi jashtë fushave për nëntë muaj për shkak të riparimit të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe paqëndrueshmërisë posteriore laterale.

Ai u rikthye këtë verë për gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube dhe po planifikonte të fitonte gradualisht minutazh pas një dëmtimi më të lehtë në fillim të këtij sezoni, që e kishte mbajtur jashtë fushave për rreth një muaj. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments