BallinaLiga NdërkombëtareIzraeli dhe Irlanda, kundërshtarët e Kosovës në grup, në qendër të tensioneve...

Izraeli dhe Irlanda, kundërshtarët e Kosovës në grup, në qendër të tensioneve – irlandezët akuzojnë tifozët izraelit për racizëm – Kampionet

Izraeli dhe Irlanda, dy kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve, janë përfshirë në një situatë të tensionuar pas përballjes së së dielës në Debrecen, ku Irlanda triumfoi 3-0.

Pas ndeshjes, Federata Irlandeze e Futbollit (FAI) nisi një hetim për pretendimet se sulmuesi Adam Idah ishte cak i thirrjeve raciste nga një pjesë e tifozëve izraelitë.

Mesfushori irlandez Jayson Molumby u kishte kërkuar gjyqtarëve gjatë ndeshjes t’u kushtonin vëmendje thirrjeve që vinin nga tribunat.

Gjyqtarët thanë pas ndeshjes se nuk kishin dëgjuar thirrje raciste, ndërsa UEFA nuk ka hapur hetim zyrtar për shkak se protokolli për raportimin e një incidenti të tillë nuk ishte aktivizuar gjatë ndeshjes.

FAI ndërkohë po mbledh pamje filmike dhe regjistrime audio nga ndeshja për të verifikuar nëse ka prova për abuzim racist ndaj Idah.

Nëse materiali konfirmon pretendimet, federata irlandeze ka bërë të ditur se do t’ia përcjellë rastin UEFA-s dhe do të kërkojë hetim.

Përballja mes Izraelit dhe Irlandës ishte e shoqëruar edhe me tension para ndeshjes. Lojtarët irlandezë nuk morën pjesë në shtrëngimin tradicional të duarve dhe gjatë himnit të Izraelit ulën kokat.

Takimi u zhvillua në Debrecen, ku Izraeli i zhvillon ndeshjet si vendas, ndërsa ndeshja e kthimit mes dy ekipeve do të luhet pa praninë e publikut në Serbi, pasi irlandezët për shkaqe sigurie nuk duan të luajnë në Dublin.

Pikërisht në Debrecen, vetëm disa ditë më vonë, Izraeli do të presë Kosovën. Dardanët do të përballen me një ekip që pas dy ndeshjeve të para të grupit ende nuk ka marrë pikë, ndërsa Kosova ka tri pikë.

Irlanda, në anën tjetër, pas fitores 3-0 ndaj Izraelit është ngjitur në kuotën e tri pikëve dhe është një tjetër kundërshtare e drejtpërdrejtë e Kosovës në këtë grup. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments