
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj Austrisë tashmë janë në shitje.
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë fillimisht përballjen me Irlandën, pastaj dy ndeshje si mysafir para se ta presë Austrinë në “Fadil Vokrri”.
Çmimet ndërkohë mbesin të njëjta si me ndeshjen me Irlandën, pra në Veri dhe Jug nga 20 euro, Lindje 30 euro, Perëndim 50 euro dhe VIP 150 euro.
Përndryshe, përballja do të zhvillohet më 4 tetor nga ora 18:00./Kampionet/


