Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësDrita vazhdon me formë të lartë, mposht me lehtësi Ferizajn

Drita vazhdon me formë të lartë, mposht me lehtësi Ferizajn

Drita ka vazhduar me fitore në Superligë, teksa ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3-1.

Gjilanasit e zhbllokuan shpejt ndeshjen, kur Ardit Iljazi në minutën e 16-të realizoi autogol për epërsinë e Dritës 1-0.

Por në pjesën e parë mysafirët barazuan, pasi Egzon Bejtullai shënoi autogol në minutën e 38-të.

Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllen 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Dritae ishte më e fortë në sulm, kur Egzon Bejtullai realizoi me kokë për 2-1.

Krejt në fund të ndeshjes, talentin ganez Mike Artur shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Tani gjilanasit janë ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë, derisa ndeshjen e radhës e luajnë në udhëtim te Drenica.

Ferizaj nga ana tjetër është e parafundit me 10 pikë dhe ndeshjen e radhës e presin Prishtinën e Re. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments