BallinaLiga NdërkombëtareMbappe e quajti “i zgjedhuri”, Dembele i kundërpërgjigjet ashpër - Kampionet

Mbappe e quajti “i zgjedhuri”, Dembele i kundërpërgjigjet ashpër – Kampionet

Kylian Mbappe thuhet se është befasuar nga reagimi i Ousmane Dembeles, pasi sulmuesi i Paris Saint-Germain hodhi poshtë idenë se ai ishte konsideruar ndonjëherë si “i zgjedhuri”.

Sipas “L’Equipe”, Mbappe nuk ka ndërmend t’i përgjigjet publikisht deklaratave të bashkëlojtarit të tij te Franca, ndërsa dy futbollistët nuk kanë komunikuar që nga komentet në fjalë.

Mbappe kishte deklaruar se Dembele kishte ndjekur një rrugëtim ndryshe për shkak të lëndimeve, ndërsa ai vetë ishte parë që në moshë të re si futbollisti i destinuar për majat e futbollit.

“Dembele është parë gjithmonë si një lojtar i talentuar. Sa i përket meje, gjithmonë jam konsideruar si i zgjedhuri”, kishte thënë Mbappe.

Por, pas fitores 1-0 të PSG-së ndaj Brestit, Dembele reagoi duke e kundërshtuar këtë vlerësim.

“Unë nuk kam qenë kurrë i zgjedhuri. Kam punuar shumë”, deklaroi Dembele.

Sipas “L’Equipe”, mes dy reprezentuesve francezë ka pasur edhe më herët mosmarrëveshje lidhur me deklaratat publike.

Dembele është fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, ndërsa të dy futbollistët janë pjesë e listës së 30 kandidatëve për çmimin e vitit 2026. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments