
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shënuar sot (e shtunë) në ndeshjen e Hoffenheimit ndaj Heidenheimit.
Hoffenheim është nikoqir i Heidenheimit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Bundesligës.
Ky takim ka nisur së është më së miri për vendasit, të cilët kanë shënuar gol pas vetëm 18 minutave.
Është pikërisht ylli i Kosovës, Asllani, i cili ka shënuar një gol të bukur nga distanca për epërsinë e ekipit të tij 1-0, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit shqiptar të mysafirëve, Dian Ramaj.
Ky ishte goli i pestë për Asllanin deri tani këtë sezon në Bundesliga, duke vazhduar formën e lartë dhe duke u renditur i katërt në listën e golashënuesve. /Kampionet/


