BallinaLiga Ndërkombëtare“Ende po provoj të përshtatem”, Bernardo Silva shpjegon se çfarë po i...

“Ende po provoj të përshtatem”, Bernardo Silva shpjegon se çfarë po i kërkon Mourinho – Kampionet

Bernardo Silva ka treguar se ende është duke u përshtatur me jetën te Real Madridi, ndërsa portugezi foli edhe për kërkesat e Jose Mourinhos ndaj tij pas fitores 4-1 ndaj Rayo Vallecanos të shtunën.

Mesfushori 32-vjeçar ka pasur një rol të rëndësishëm në skuadrën e Mourinhos, por pranon se ende po mëson se çfarë mund të bëjë më mirë për t’i ndihmuar ekipit.

“Ende jam duke u përshtatur me ekipin dhe po mësoj se çfarë mund të bëj më mirë dhe si mund të përmirësohem për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë”.

Portugezi zbuloi gjithashtu se Mourinho i kërkon të ketë ndikim në ndërtimin e aksioneve dhe të ndihmojë që topi të arrijë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të rrjedhshme te sulmuesit e Real Madridit.

“Çfarë më thotë Jose Mourinho? Të ndihmoj në ndërtimin e aksioneve dhe t’ua dërgoj topin sulmuesve tanë fantastikë sa më rrjedhshëm dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Real Madridi triumfoi 4-1 ndaj Rayo Vallecanos, duke reaguar pas humbjes 1-0 nga Real Betisi në javën e kaluar. Kylian Mbappe shënoi dy gola, ndërsa në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Alvaro Carreras dhe Jude Bellingham.

Me këtë fitore, Real Madridi tani ka grumbulluar 12 pikë pas pesë ndeshjeve të para në La Liga, ndërsa Mbappe ka shënuar gjashtë gola në kampionat këtë sezon./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments