BallinaLiga NdërkombëtareYlli i PSG-së e paralajmëron Evropën: Duam Ligën e Kampionëve për herë...

Ylli i PSG-së e paralajmëron Evropën: Duam Ligën e Kampionëve për herë të tretë, siç bëri Real Madridi – Kampionet

Fabian Ruiz ka vendosur një objektiv të madh për Paris Saint-Germainin këtë sezon, pasi ylli spanjoll synon që kampionët në fuqi të Evropës ta fitojnë Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi.

Në një intervistë për “The Athletic”, mesfushori i PSG-së ka konfirmuar se skuadra parisiene dëshiron të shkruajë historinë dhe të barazojë një rekord të Real Madridit.

“Shpresojmë që këtë vit të mund të garojmë përsëri për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë”.

“Real Madridi është i vetmi ekip që e ka bërë këtë në epokën e Ligës së Kampionëve.

“Ky është objektivi ynë kryesor këtë vit – të jemi aty, të luftojmë për të bërë diçka historike”, deklaroi ai.

PSG-ja e ka nisur në mënyrë bindëse mbrojtjen e trofeut evropian, duke shkatërruar Slovan Bratislavën me rezultat 6-1 në shtëpi.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique synon kështu të bëhet vetëm skuadra e dytë në epokën e Ligës së Kampionëve që e fiton trofeun tri herë radhazi.

Real Madridi është i vetmi klub që e ka arritur këtë në epokën moderne të garës, duke triumfuar në tri edicione radhazi nga viti 2016 deri në vitin 2018.

Tani PSG-ja dëshiron ta përsërisë këtë arritje dhe ta konsolidojë dominimin e saj në Evropë pas triumfeve të njëpasnjëshme./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments