
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, refuzoi të binte pre e karremit të shtunën kur u pyet për pretendimin e fundit të Lamine Yamal se Los Blancos “vjedhin dhe ankohen”, duke zgjedhur në vend të kësaj ta mbante fokusin tërësisht te El Clasico.
Real Madridi është nikoqir i Barcelonës në El Clasicon e programuar për të luajtur të dielën në Santiago Bernabeu, nga ora 16:15.
Para kësaj ndeshje, Yamal ka bërë disa deklarata të forta kundrejt rivalëve të Los Blancos, duke thënë se ata “vjedhin dhe ankohen”.
Megjithatë, trajneri i Mbretërve, Alonso, nuk ka rënë pre e provokimit të Yamal, duke mbajtur fokusin të derbi i së dielës.
“A i konsideroj deklaratat e tij ofenduese? Nuk do të futem në këtë temë. Nuk do të komentoj për të gjitha deklaratat e tij”.
“Gjëja e rëndësishme është fusha dhe mënyra se si duam të luajmë”, ka thënë Alonso.
Me Real Madridin që kryeson La Ligën me dy pikë diferencë dhe një seri prej katër fitoresh, përgjigjja e matur e Alonsos nënvizon se klubi synon t’i lejojë veprimet të heshtin fjalët. /Kampionet/



