
Roberto Mancini është rikthyer zyrtarisht si trajner i Kombëtares së Italisë pas tre vitesh, me Claudio Ranierin e emëruar drejtor teknik të Azzurrëve.
Konfirmimi kulmon një periudhë të çmendur prej 17 ditësh në futbollin italian, pasi vetëm më 12 korrik Paolo Maldini u njoftua zyrtarisht si drejtori i parë teknik, me ish-shokun e skuadrës te Milani, Leonardo, si këshilltar të tij special.
Ata mbajtën një konferencë për shtyp pesë ditë më parë duke prezantuar projektin e tyre për rifillimin e “Calcio”-s nga akademitë e lart, në bisedime me Pep Guardiolën për t’u bërë trajner.
Më pak se një javë më vonë, gjithçka është anuluar, me Maldinin dhe Leonardon që dhanë dorëheqjen mbrëmë pasi zgjedhja e tyre e tretë për trajner Andrea Pirlo u bllokua për shkak të kontratës së tij si ambasador global i një kompanie ruse të basteve.
Mancini me presidentin e FIGC
Në vend të kësaj, Malago u kthye te kandidati i tij i preferuar, rikthimi i Mancinit tre vjet pasi ai u largua nga puna për të marrë një pozicion më fitimprurës si trajner i Arabisë Saudite.
Nuk ka vonuar shumë dhe Malago dhe vetë faqja zyrtare e kombëtares italiane kanë konfirmuar emërimin e Mancinit në krye të ekipit kombëtar italian.
“Roberto Mancini është trajneri i ri i Kombëtares”, thuhet shkurtimisht në postimin e faqes zyrtare.
Ndryshe, Mancini kishte qenë trajner i Azzurrëve nga viti 2018 deri në vitin 2023, duke fituar Euro 2020, por gjithashtu duke dështuar të kualifikohej për Kupën e Botës 2022. /Kampionet/


