BallinaLiga NdërkombëtareZyrtare: Gvardiol rinovon me Manchester Cityn - Kampionet

Zyrtare: Gvardiol rinovon me Manchester Cityn – Kampionet

Josko Gvardiol do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt, pasi kampioni anglez ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mbrojtësit kroat deri në verën e vitit 2031.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2023 nga RB Leipzig për rreth 90 milionë euro, kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, por klubi vendosi ta blindojë me një marrëveshje të re pesëvjeçare.

Pas firmosjes së kontratës, Gvardiol shprehu kënaqësinë për vazhdimin e aventurës në “Etihad”.

“Sapo mësova se Man City dëshironte të ma rinovonte kontratën, e kuptova menjëherë se kjo ishte ajo që doja. Është klubi më i mirë në botë për të luajtur”, deklaroi kroati.

Ai vlerësoi gjithashtu cilësinë e skuadrës dhe ambiciet për vitet e ardhshme.

“Lojtarët që janë këtu janë të jashtëzakonshëm. Kemi një ekip të ri, me shumë cilësi dhe potencial. Besoj se do të arrijmë suksese të mëdha në vitet që vijnë.”

Që nga transferimi i tij në Manchester, Gvardiol ka fituar pesë trofe, mes tyre Premier League dhe FA Cup, duke u shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes së Cityt.

Edhe drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, e përshëndeti rinovimin e kontratës.

“Josko është një futbollist tek i cili ky klub beson plotësisht. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Manchester City është i përkushtuar të mbajë talentet e tij më të mira dhe jemi shumë të lumtur që ai ka firmosur një kontratë të re”, u shpreh Viana. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments