BallinaLiga NdërkombëtareYlli i Zvicrës flet për Jasharin dhe Xhakën - Kampionet

Ylli i Zvicrës flet për Jasharin dhe Xhakën – Kampionet

Remo Freuler ka vlerësuar lart Ardon Jasharin, me të cilin po formon dyshen e mesfushës së Zvicrës në mungesë të kapitenit Granit Xhaka.

Mesfushori i Zvicrës, i cili zakonisht luan përkrah Xhakës, këtë herë ka në krah talentin shqiptar të Milanit, Jasharin, në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Zvicra e ka nisur në mënyrë perfekte këtë edicion, duke fituar 3-0 në udhëtim ndaj Maqedonisë së Veriut dhe me të njëjtin rezultat kundër Skocisë në Glasgou. Të shtunën, nga ora 20:45, zviceranët e presin Slloveninë në Luzern.

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, Freuler foli me superlativa për bashkëlojtarin e tij shqiptar.

“Ardoni është lojtar i shkëlqyer. Është shumë e rëndësishme që të kesh kohë të mjaftueshme për të luajtur në nivel klubesh. Më pas vjen në ekipin kombëtar me edhe më shumë entuziazëm. Shpresoj që ai të luajë më shumë te Milani këtë vit”, deklaroi Freuler.

Ai u pyet edhe për mungesën e Granit Xhakës, me të cilin zakonisht ndan përgjegjësitë në mesfushën e ekipit kombëtar zviceran.

“Është gjithmonë kënaqësi të luaj me Xhakën. Unë fokusohem te lojtarët që kemi në dispozicion”, u shpreh mesfushori.

Kujtojmë se Xhaka nuk është pjesë e këtij grumbullimi të Zvicrës, pas pranimit të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa mungesa e tij i ka dhënë Jasharit mundësinë për të marrë më shumë përgjegjësi në mesfushën e Kombëtares./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments