
Ylli i NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander, i është bashkuar grupit të aksionarëve të Atlético Madrid, njoftuan klubi dhe basketbollisti përmes një deklarate.
Gilgeous-Alexander është shpallur MVP i NBA-së në secilin prej dy sezoneve të fundit. Organizatori kanadez është gjithashtu katër herë pjesë e “NBA All-Star” dhe sezonin e kaluar fitoi titullin kampion me Oklahoma City Thunder.
28-vjeçari është rritur në Toronto dhe, pas një sezoni në Universitetin e Kentucky-t, u përzgjodh nga Los Angeles Clippers përmes draftit të NBA-së. Një vit më vonë, në vitin 2019, ai u transferua te Oklahoma City.
Në mars të vitit 2026, Gilgeous-Alexander theu një prej rekordeve më jetëgjata në historinë e NBA-së. Ai shënoi të paktën 20 pikë në 127 ndeshje radhazi, duke thyer rekordin e legjendës Wilt Chamberlain, i cili kishte arritur një seri prej 126 ndeshjesh radhazi me të paktën 20 pikë.
“Jam shumë i lumtur që zyrtarisht i jam bashkuar grupit të aksionarëve të Atlético Madrid”, shkroi kanadezi.
“Ky është një klub me një histori të gjatë në majat e futbollit evropian dhe jam mirënjohës për mundësinë që të jem pjesë e së ardhmes së tij”.
Ndërkohë, Atletico Madrid është i fokusuar te rikthimi i La Ligës. “Los Colchoneros” do të luajnë të shtunën në transfertë ndaj Deportivo Alaves.
Skuadra e Diego Simeones e ka nisur në mënyrë të mirë sezonin, duke grumbulluar 16 pikë në shtatë ndeshje./Kampionet/


