BallinaLiga NdërkombëtareYaya Toure shkruan histori si trajner i Slovan Bratislava - Kampionet

Yaya Toure shkruan histori si trajner i Slovan Bratislava – Kampionet

Trajneri i Slovan Bratislava, Yaya Toure, bëri histori në Ligën e Kampionëve, pasi siguroi kualifikimin në fazën e ligës.

Pasi mposhti Celjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (1-1, 2-1), klubi sllovak u kualifikua në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, dhe Toure u bë trajneri i parë afrikan në histori që udhëhoqi një ekip në këtë fazë të turneut.

Më parë, afrikani i parë që drejtoi një klub në Ligën e Kampionëve ishte Emmanuel Egbo. Në vitin 2020, ai ishte në krye të Tiranës, por skuadra shqiptare nuk arriti të kualifikohej për grupe, duke u eliminuar më herët.

Kujtojmë që Toure mori drejtimin e ekipit sllovak në qershor. Për 43-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, kjo është puna e tij e parë si trajner kryesor.

Më parë, ai punoi në akademinë e Tottenham Hotspur dhe ishte asistent i Roberto Mancini me ekipin kombëtar të Arabisë Saudite. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments