BallinaLiga NdërkombëtareVinicius flet për takimin e parë me Mourinhon dhe zbulon çfarë i...

Vinicius flet për takimin e parë me Mourinhon dhe zbulon çfarë i kërkoi trajneri – Kampionet

Vinicius Junior ka folur për herë të parë për bashkëpunimin me Jose Mourinhon, duke zbuluar se trajneri portugez i ka kërkuar të vazhdojë të luajë me të njëjtin stil që e ka karakterizuar gjithmonë.

Rikthimi i brazilianit në Valdebebas ka qenë një nga ngjarjet kryesore të javës së katërt të përgatitjeve të Real Madridit për sezonin e ri. Sulmuesi është takuar për herë të parë me Mourinhon dhe duket se mes tyre është krijuar menjëherë një raport pozitiv.

Në një intervistë për Real Madrid TV, Vinicius foli për ditët e para nën drejtimin e trajnerit të ri dhe atmosferën në skuadër.

“Rikthimi ka shkuar shumë mirë. Po njoh trajnerin e ri, lojtarët e rinj dhe po stërvitemi shumë fort. Mourinho dëshiron që unë të jem siç kam qenë gjithmonë: I lumtur, pozitiv dhe të luaj futbollin tim”, deklaroi Vinicius.

Braziliani foli edhe për rëndësinë e fazës përgatitore, duke theksuar se objektivi kryesor është që skuadra të arrijë formën optimale fizike.

“Duhet të përgatitemi fizikisht në mënyrë që të kemi sa më pak lëndime gjatë sezonit dhe të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”, shtoi ai.

Vinicius zbuloi gjithashtu se ritmi i stërvitjeve është shumë intensiv, me nga dy seanca në ditë.

“Dje zhvilluam dy seanca stërvitore, sot një. Kështu po vazhdon. Sot punuam në palestër dhe bëmë ushtrime të shkurtra për të punuar më shumë këmbët”.

“Ishte një stërvitje e mirë dhe të gjithë dolëm shumë të lodhur, por tani është koha të pushojmë për nesër. Kështu është faza përgatitore dhe duhet të jemi gati”, përfundoi ylli i Real Madridit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments