BallinaLiga NdërkombëtareVedat Muriqi shënon edhe në Ligën e Kampionëve, Fenerbahce i afrohet kualifikimit...

Vedat Muriqi shënon edhe në Ligën e Kampionëve, Fenerbahce i afrohet kualifikimit – Kampionet

Vedat Muriqi po zhvillon një tjetër paraqitje fantastike me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar gol në përballjen ndaj Lyonit, në play-offin e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi kosovar kishte kaluar Fenerbahçen në epërsi në minutën e 24-t, kur përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës, pas goditjes së parë me kokë dhe me një goditje të saktë realizoi për 1-0.

Ai arriti ta mposht portierin e Lyonit, Dominik Greif, duke konfirmuar rrezikshmërinë e tij në start.

Megjithatë, Fenerbahçe ka gjetur edhe golin e dytë. Nathan Aké u ngrit më lart pas një harkimi nga këndi dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Kështu, skuadra turke tashmë ka një epërsi të rëndësishme në ndeshjen e kthimit, ndërsa pas barazimit 1-1 në duelin e parë, Fenerbahçe është në avantazh 3-1 në rezultatin e përgjithshëm.

Muriqi po luan një rol kyç në këtë përballje, ndërsa Fenerbahçe është gjithnjë e më pranë objektivit për të siguruar kualifikimin. Ai kishte shënuar edhe në fundjavë, në fitoren e Fenerbahces ndaj Konyaspor. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments