BallinaLiga Ndërkombëtare“UEFA nuk ka nisur asnjë procedurë kundër nesh”, Barcelona mohon raportimet në...

“UEFA nuk ka nisur asnjë procedurë kundër nesh”, Barcelona mohon raportimet në media – Kampionet

Klubi katalunas, Barcelona ka mohuar akuzat në disa media spanjolle se Shoqata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka nisur procedura kundër klubit.

Është “rasti Negreiro” dhe UEFA nisi një hetim pasi Real Madrid paraqiti dokumentacion të gjerë që deklaronte se Barcelona, midis viteve 2001 dhe 2018, bëri pagesa të mëdha për Jose Maria Enriquez Negreiro, ish-nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Dokumentacioni thotë se Barcelona bëri një total pagesash që tejkalonin tetë milionë euro. Megjithatë, klubi katalunas ka mohuar gjithçka deri tani dhe së fundmi njësoj ka bërë edhe për raportimet se UEFA ka nisur hetimet.

“UEFA nuk ka nisur asnjë procedurë kundër Barcelonës. Procedurat u nisën tre vjet më parë me emërimin e dy hetuesve të cilët që atëherë kanë kryer veprimet që i kanë konsideruar të nevojshme. Kjo procedurë nuk është rihapur sepse nuk është mbyllur kurrë dhe Barcelona gjithmonë i është përmbajtur kërkesave të hetuesve”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Ky është një hetim dhe shqyrtim në vazhdim. UEFA nuk ka njoftuar fillimin, rifillimin ose riaktivizimin e ndonjë procedure. Është detyrë e hetuesve të vendosin se çfarë hapash do të ndërmarrin në përgjigje të dokumentacionit të ofruar, nëse ka. Deri më tani, Barcelona nuk ka marrë asnjë kërkesë ose angazhim”, shtoi klubi katalunas.

Në periudhën në fjalë, nga viti 2001 deri në vitin 2018, Barcelona fitoi nëntë tituj të La Ligës dhe gjithashtu fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments