BallinaLiga NdërkombëtareThe Athletic jep lajmin e madh për Arsenalin: Marrëveshja për transferimin e...

The Athletic jep lajmin e madh për Arsenalin: Marrëveshja për transferimin e yllit brazilian në fazën përfundimtare – Kampionet

Arsenali është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me Newcastle United për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes, sipas gazetarit të besueshëm David Ornstein.

Më herët, The Athletic raportoi se Guimaraes i kishte bërë të ditur Newcastle-it dëshirën e tij për t’u larguar dhe për t’iu bashkuar Arsenalit. Klubi londinez është i gatshëm të paguajë deri në 60 milionë funte për reprezentuesin brazilian.

Oferta fillestare verbale e Arsenalit, e cila ishte më e ulët se kjo shumë, u refuzua nga Newcastle, pasi drejtuesit e klubit këmbëngulnin se nuk kishin ndërmend ta shisnin një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Megjithatë, situata tashmë ka ndryshuar dhe palët janë afër finalizimit të marrëveshjes. Sipas raportimeve, të gjitha palët janë të interesuara që transferimi të përfundojë sa më shpejt.

Bruno Guimaraes është në pritje të lejes për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore, përpara se të zyrtarizojë kalimin e tij te Arsenali.

28-vjeçari ndodhet aktualisht me skuadrën e Newcastles në kampin përgatitor në La Manga të Spanjës, por shumë shpejt mund të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e Arsenalit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments