BallinaSuperliga e KosovësTahiri: Pas 16 shtatorit, për ne çështja kryesore është Ligji për Dhomat...

Tahiri: Pas 16 shtatorit, për ne çështja kryesore është Ligji për Dhomat e Specializuara – Kampionet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se pas zhvillimeve të 16 shtatorit, çështja kryesore për të dhe partinë e tij është miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se qytetarët janë të bashkuar dhe se çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të shfrytëzohet për pazare politike apo shkëmbim votash.

“Populli është i bashkuar dhe unifikuar. Për neve pas 16 shtatorit është ligji. Jo pazaret. Jo me na thanë: votoma presidentin, ta votoj ligjin”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se, sipas tij, UÇK-ja i përket të gjithëve dhe se kjo ka qenë qasja e PDK-së.

“UÇK është e të gjithëve. Na këtë frymë e kemi pas gjithë. Manovrat dhe lojërat na kanë sjellë në këtë gjendje”, është shprehur deputeti i PDK-së.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments