BallinaLiga NdërkombëtareShqetësime të mëdha te Barcelona, Raphinha largohet i dëmtuar nga ndeshja e...

Shqetësime të mëdha te Barcelona, Raphinha largohet i dëmtuar nga ndeshja e Brazilit – Kampionet

Barcelona ka marrë goditjen që druhej se mund ta pësonte gjatë kësaj pauze ndërkombëtare. Sulmuesi brazilian Raphinha pësoi shqetësim muskulor gjatë ndeshjes së Brazilit ndaj Australisë dhe u detyrua të largohej nga fusha në fillim të pjesës së dytë.

Sipas njoftimit të Federatës Braziliane të Futbollit, kapiteni i “Seleçaos” u largua pasi ndjeu “shqetësim në kofshën e djathtë”, ndërsa ende nuk dihet natyra e saktë dhe shkalla e dëmtimit.

Carlo Ancelotti reagoi duke e inkuadruar Endrickun në fillim të pjesës së dytë. Raphinha e kishte mbyllur pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e dytë të Brazilit nga penalltia në minutën e 45-të për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Largimi i tij nga fusha vjen në një moment tejet delikat për Barcelonën. Gjendja fizike e brazilianit ishte një prej shqetësimeve kryesore të klubit para fillimit të kësaj pauze ndërkombëtare.

Marca kishte raportuar ditë më parë se Barcelona po e monitoronte me kujdes të veçantë Raphinhën, për shkak të formës së jashtëzakonshme që ai po kalon këtë sezon, por edhe për shkak të ngarkesës së madhe që e priste me kombëtaren braziliane.

Raphinha kishte në program ndeshje në Australi dhe Indi, ndërsa udhëtimet e gjata dhe lodhja fizike që shoqërojnë një kalendar të tillë e kishin shtuar shqetësimin te drejtuesit katalanas.

Sipas gazetës spanjolle, Raphinha ishte rikthyer edhe nga pauzat e mëparshme ndërkombëtare me probleme fizike, ndaj Barcelona e kishte pritur me më shumë shqetësim grumbullimin e tij të fundit me Brazilin.

Dhe këto frikëra nuk ishin pa bazë. Raportimet nga Brazili para kësaj pauze ndërkombëtare tregonin se Raphinha kishte pësuar dëmtime gjatë dy grumbullimeve të fundit me kombëtaren.

Në marsin e kaluar, anësori i Barcelonës kishte pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Francës. Ai u detyrua të largohej nga grumbullimi dhe të rikthehej në Barcelonë, ku më pas qëndroi rreth pesë javë jashtë fushave./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments