
Sulmuesi Vedat Muriqi ka hyrë në formacionin më të mirë të javës pasi shkëlqeu në fitoren e thellë të Fenerbahces.
Fenerbahce e demoloi Eyupsporin, për të regjistruar triumf të thellë prej 8-0, sfidë ku ylli i Kosovës realizoi katër gola.
“SofaScore” e vlerësoi Muriqin me notën 10.0, por më interesantja që në këtë javë në Turqi, atë notë e morën edhe portieri Fofana, Mo Salah i Trabzonsporit si dhe Mason Greendwood, bashkëlojtar i Fenerit.
Formacioni më i mirë i javës në Turqi:
Ndërkohë, Muriqi tani ndodhet në Kosovë dhe të hënën nga ora 17:00 do ta zhvillojë stërvitjen e parë para katër ndeshjeve të Ligës së Kombeve./Kampionet/


