BallinaLiga NdërkombëtareShkëlqen Aro Muric, Sassuolo dhe Milani ndajnë pikët - Kampionet

Shkëlqen Aro Muric, Sassuolo dhe Milani ndajnë pikët – Kampionet

AC Milani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.

“Rossonerët” ishin më kërkues, por Sassuolo mori një barazim me rezultat 1-1, sfidë ku kyç ishte portieri i Kosovës Aro Muric.

“Gardiani” dardan dhuroi spektakël në pjesën e parë për të bërë katër pritje fantastike, duke i dhënë skuadrës një garanti të madhe.

Adrien Rabiot përfitoi nga asistimi i Luka Modric për të kaluar Milanin në epërsi (63’).

Sidoqoftë, pesë minuta më vonë, Odenthal me një gol të bukur e barazoi rezultatin (68’).

Kësisoj, Milani zë pozitën e pestë me 12 pikë ndërsa Sassuolo zë vendin e 10-të me tetë pikë./Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments