BallinaLiga NdërkombëtareSfida me Interin ia hap sytë Mourinhos, zbulon problemin dhe zgjidhjen për...

Sfida me Interin ia hap sytë Mourinhos, zbulon problemin dhe zgjidhjen për mesfushën e Realit – Kampionet

Fitorja e vështirë e Real Madridit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve nxori në pah disa probleme të skuadrës së Jose Mourinhos, me mungesën e kontrollit në mesfushë që mbetet shqetësimi kryesor për gjigantin spanjoll.

“Los Blancos” e patën të vështirë të vendosnin ritmin e ndeshjes dhe për shkak të mungesës së një mesfushori që mund ta kontrollonte lojën, takimi u zhvillua me shumë hapësira dhe në një ritëm të çrregullt. Në fund, Real Madridi arriti ta sigurojë fitoren me shumë vështirësi.

Mungesa e Bernardo Silvas për shkak të suspendimit u ndje qartë në mesfushën e madrilenëve. Portugezi mund t’i kishte dhënë ekipit më shumë stabilitet dhe kreativitet në momentet kur ndeshja filloi të bëhej kaotike.

Sipas Marca, Mourinho tani po synon të nxjerrë versionin më të mirë të ish-yllit të Manchester Cityt, me trajnerin portugez që beson se Bernardo mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të dukshëm në mesfushën e Real Madridit.

Mourinho e sheh 32-vjeçarin si një zgjidhje që tashmë e ka në skuadër, veçanërisht pasi Real Madridi nuk arriti ta transferonte Rodrin gjatë afatit kalimtar të verës.

Bernardo Silva iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë pas largimit nga Manchester City, por deri më tani nuk ka arritur të bëhet një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Tashmë, Mourinho pritet të kërkojë më shumë nga portugezi, duke shpresuar se përvoja, qetësia dhe aftësia e tij për ta mbajtur topin mund t’i japin Real Madridit kontrollin që i mungoi ndaj Interit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments