BallinaLiga NdërkombëtareSamuel Krasniqi, “hit” në elitën zvicerane – mesfushori i Grasshopperit ëndërron Zvicrën...

Samuel Krasniqi, “hit” në elitën zvicerane – mesfushori i Grasshopperit ëndërron Zvicrën A – Kampionet

Kur Grasshopperit i duhet kreativitet, topi shkon menjëherë te Samuel Krasniqi. Kështu e nis mediumi zviceran “SRF” shkrimin e gjatë për mesfushorin me tipare sulmuese, i cili po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në elitën e futbollit zviceran.

21-vjeçari është pjesë e Grasshopperit dhe këtë edicion ka spikatur me paraqitjet e tij, veçanërisht në aspektin kreativ.

“SRF” ka veçuar disa prej statistikave të Krasniqit, duke e përshkruar atë si një prej lojtarëve që sjell më shumë ide në fazën ofensive të skuadrës.

Me 17 driblime të suksesshme, është i katërti në ligë. Ai po ashtu ka bërë 15 harkime të suksesshme, 10 gjuajtje në portë dhe 20 tentime për asistim. Vetëm dy ishin të suksesshme, por kjo është për shkak të bashkëlojtarëve që nuk kanë shënuar, ka shkruar “SRF”.

Këto shifra e vendosin Krasniqin në mesin e lojtarëve më aktivë të kampionatit zviceran në aspektin e krijimit të rasteve dhe lojës një kundër një. Paraqitjet e tij me Grasshopperin kanë bërë që emri i tij të përmendet gjithnjë e më shumë në futbollin zviceran.

Krasniqi aktualisht është pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ndërsa synimi i tij është të vazhdojë progresin dhe të arrijë edhe më shumë me klubin.

Pavarësisht paraqitjeve të mira, mesfushori nuk po mendon ende për një ftesë te Përfaqësuesja A e Zvicrës. Megjithatë, ai e pranon se fanella e ekipit të parë mbetet një ëndërr e madhe.

“Natyrisht, çdo futbollist e ëndërron këtë. Por, unë do të shkoj hap pas hapi”, ka theksuar Krasniqi.

Kështu, Samuel Krasniqi po ndërton gradualisht emrin e tij në elitën zvicerane. Me kreativitetin, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste, 21-vjeçari po shfaqet si një prej futbollistëve interesantë të gjeneratës së re në futbollin zviceran. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments